Policia e ardhur me ngut në shtëpinë e sulmuesit Mario Balotelli, pas një lajmërimi se një hajdut ishte futur brenda, zbuloi se grabitësi në fjalë ishte vetëm sulmuesi 21-vjeçar i Manchester City-t.
Italiani u rikthye në shtëpinë e dëmtuar pjesërisht nga një zjarr që shkaktoi vetë me fishekzjarre për të marrë disa sende personale, por për shkak të të ftohtit, ishte mbuluar i gjithi kokë e këmbë dhe fqinjët nuk mundën ta dallonin.
Një prej fqinjëve deklaroi në një mediat angleze: “Pamë dy meshkuj që mbërritën me një makinë 4×4 dhe vraponin. Merrnin gjëra në shtëpi, i fusnin në makinë dhe kështu vazhduan për disa minuta. Ishte e natyrshme që duhet të thërrisnim policinë”.
Më pas, Balotelli u shpjegua se po rendte pasi e kishte të vështirë të qëndronte në vend prej të ftohtit. Prej disa javësh, pasi ngjarjes në të cilën dëmtoi shtëpinë me vlerë tre milion stërlina, 21-vjeçari është duke jetuar në një shtëpi me qera.
Top Channel