Vettel thyhen rekordin e pole position-eve

26/11/2011 18:15

Sebastian Vettel ka thyer rekordet e të gjitha kohërave për pole position-et në një sezon të vetëm, pasi ka mundur shokun e skuderisë Mark Webber në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit.

Vettel përfundoi pole-in e tij të 15-të me 0.181 sekonda më shpejtë se australiani, duke mundur rekordin e pilotit Nigel Mansell të “Williams” në vitin 1992.

Piloti i “McLaren” Jenson Button doli i treti, përpara shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton dhe pilotit të “Ferrari”, Fernando Alonso.

Ndërsa piloti i skuderisë “Mercedes”, Nico Rosberg zuri vendin e gjashtë, duke lënë pas Felipe Massa po me “Ferrari”.

Vettel, që adhuron të thyejë rekorde, bërtiti nga gëzimi në radiomarrësen e tij teksa filloi të ngadalësonte. “Oh, kjo është fantastike”, i tha ai ekipit të tij me radio.

Megjithatw, rekordi i Mansell mbetet më i mirë se ai i Vettel, pasi anglezi arriti 14 pole në 16 garat e sezonit ku u shpall dhe fitues. Ndërsa gjermani ka fituar 15 në 19 cmime të mëdha që janë zhvilluar këtë vit.

“Ka pasur shumë debate për këtë rekord dhe gjëja më e mirë ishte të mos mendoje fare për të”, deklaroi Vettel në përfundim të xhirove.

“Unë po e shijoj këtë moment. Dhash maksimumin tim në xhiron e fundit dhe isha shumë i emocionuar kur kalova vijën”, shtoi ai. 

Top Channel