Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar, metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve
Këngëtarja britanike Lilly Allen ka sjellë në jetë fëmijën e saj të
parë. I vetmi detaj që mediat kanë mundur të mësojnë është fakti se ajo
solli në jetë një vajzë, dhe gjithçka tjetër është mbajtur sekret nga
çifti.
Në fakt edhe këtë lajm e ka dhënë ish-dashuri i saji DJ Seb Cheë, i cili ka pohuar për mediat se Allen solli në jetë vajzën e saj këtë të premte.
“Shumë dashuri për Lilly-n, Sam Cooper për fëmijën e tyre”, ka theksuar ish i dashuri i këngëtares.
Janë mediat britanike që e kanë bërë me dije këtë lajm ku shkruhet vetëm se bebja e lindur është një vajzë dhe gjithçka tjetër dhe asnjë detaj tjetër nuk është arritur të sigurohet nga mediat pasi vet këngëtarja Lilly Allen dhe partneri i saj nuk e kanë konfirmuar aspak lajmin.
Krijuesja e hitit “Smile” dhe Sam Cooper u martuan në muajin qershor dhe çifti e bëri të ditur lajmin e shtatzënisë në ditën e martesës pas dy shtatzënive të dështuara të këngëtares Lily Allen.
Top Channel