Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar, metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve
Prej kohës kur publikoi lajmin se ishte në pritje të një fëmijë, Beyonce
Knowles është shndërruar në të preferuarën e paparacëve. Së fundmi
fotografët e kanë fokusuar këngëtaren shtatzënë në tapetin e kuq në
Paris Theater në New York në promovimin e DVD-së më të fundit.
Bëhet fjalë për DVD-në e koncertit të saj “Live At Roseland: The Elements Of 4 deluxe” dhe më shumë se sa te promovimi i kësaj DVD-je, vëmendja ishte e fokusuar te shtatzënia e këngëtares, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ky koncert është edhe performanca e vetme që këngëtarja ka bërë me këngë të albumit të saj të fundit ‘4’, pasi u tërhoq më vonë sepse doemos që ka qenë e vështirë për të të interpretojë shtatzënë, duke mbajtur parasysh faktin që fansat e saj në çdo shfaqje në skenë, presin nga Beyonce një performancë shpërthyese. Kjo DVD përfshin 2 disqe që përmbajnë koncertin e plotë dhe janë plotë 26 këngë dhe prej 29 Nëntorit do të mund të gjendet në çdo dyqan muzikor në të gjithë botën.
Top Channel