Real Madrid, Kaka’ mungon sërish

25/11/2011 16:15

Kaka’, Ricardo Carvalho dhe Alvaro Arbeloa nuk do të jenë të gatshëm për derbin ndaj Atletico Madrid.

Tre futbollistët e Real Madrid nuk janë rekuperuar ende nga dëmtimet e tyre, ndërsa rikthehen në listën e të grumbulluarve për ekipin merengues Marcelo dhe Di Maria.

Në stërvitjen e fundit të madrilenëve para ndeshjes së të shtunës (në orën 20.00) Kaka’ dhe Arbeloa nuk dolën në fushën stërvitore duke mos u përfshirë më pas në listën e lojtarëve që do të luajnë në derbin e kryeqytetit spanjoll.

Mesfushori brazilian
ka probleme në pulpën e këmbës së majtë, ndërsa mbrojtësi spanjoll vuan një problem të vogël në gjurin e majtë.

Këto mungesa pritet të zëvendësohen nga Ozil në rolin e organizatorit dhe Lass Diarra në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Top Channel