Milan hyn në bisedime me Tevez

25/11/2011 02:26

AC Milan ka hyrë në bisedime me menaxherët e sulmuesit të Manchester City-t, Karlos Tevez për një transferim të mundshëm të argjentinasit në muajin janar.

Nga ekipet e Serisë A, Inter dhe Juventus janë gjithashtu duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të City-t, por menaxheri i tij Kia Joorabchian, është takuar të enjten me zyrtarët e Milanit, sipas rrjetit britanik BBC.

Kushtet e klubit anglez janë që lojtari të lihet i lirë vetëm me një blerje përfundimtare dhe jo huazim.

Tevez pritet të lerë City-n, që kur u gjobit nga klubi disa herë rresht, pasi shkeli kushtet e kontratës në një ndeshje të Champions League në shtator dhe kjo e futi në një polemikë të vazhdueshme me klubin e tij.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 44 gola në 63 ndeshje të Premer Ligës me fanellën e City-t, dhe ka gjithashtu edhe 9 gola në kompeticionet e tjera.       

Ndërkohë që Milan është hedhur ne treg për të gjetur një sulmues për të zëvendësuar Antonio Kasanon, i cili ka humbur sezonin pas operimit në zemër.     

Top Channel