Inter, dëmtohet Lucio

25/11/2011 16:40

Inter, pas dëmtimit të Snejder, humbet edhe Lucion. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Trabzonsporit dhe do të qëndrojë një muaj pushim.

“Lucio i është nënshtruar analizave mjekësore, të cilat kanë treguar një tërheqje të shkallës së dytë në kofshën e këmbës së majtë. Mbrojtësi ka filluar ciklin e parë të fizioterapisë”, shkruhet në një komunikatë të klubit zikaltër.

Mendohet se Lucio do të rikthehet pas 30 ditësh pushimi.

Inter do të luajë ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Sienës të dielën në orën 15.00.

Top Channel