George Michael anullon turin
25/11/2011 21:30
George Michael ka njoftuar anullimin e turit të tij “Simphonica Tour” për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtari britanik është i shtruar në një spital të Vjenës me pneumoni dhe fillimisht u bë e ditur se koncertet do të shtyheshin, por ditën e premte u njoftua anullimi i pjesës së mbetur të turit ose thënë ndryshe plot 14 koncerte.
“George Michael po përmirësohet dhe mjekimet po bëjnë efekt, por nuk mund të përcaktojmë se kur mund të rekuperohet plotësisht dhe është e sigurtë që nuk do të jetë në gjendje të përfundojë turin e tij”, theksoi Prof. Dr. Thomas Staudinger për ‘Daily Mail’.
Top Channel