Familja Stefani bëhet serioze

25/11/2011 12:25

Këngëtarja amerikane, Gwen Stefani, është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për veshjet e çuditshme që i ka imponuar fëmijëve të saj.

Megjithatë, të paktën një herë në vit, për ditën e falenderimeve, 42-vjeçarja veshi djalin e saj të madh, Kingston, në një mënyrë më të përshtatshme.

5-vjeçari dukej si një zotëri i vogël, i veshur me një kostum dhe një papion në vend të kollares. Një qëndrim të tillë kishte edhe djali i saj i vogël, 3-vjeçari Zuma, që u fotografua në krahët e babait të tij, Gavin Rossdale.

Vetë këngëtarja, gjithashtu zgjodhi të dukej më e ekuilibruar në këtë ditë, duke përshtatur një pallto të gjatë dhe një fustan i thjeshtë ngjyrë blu.

FOTO GALERI
1/3
Familja e Gwen Stefanit per diten e falenderimeve

Top Channel