Ekspozitë me librat e Fishtës
25/11/2011 00:00
Ne qytetin e Shkodres ne biblioteken “Marin Barleti” jane ekspozuar libra
nga biblioteka personale e At Gjergj Fishtës, te cilësuar si te
shkatërruar nga diktatura.
Janë rreth 100 libra, të cilët janë pjesë e kësaj ekspozite realizuar nga kuratorët Gjovalin Çuni dhe Rezarta Draçini. Ekspozita “Fishta mes dy biblotekave” është organizuar në kuadër të festës së 28 Nëntorit dhe Festimeve të 80 vjetorit të krijimit të Bibliotekës.
Drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari i dhuroi bibliotekes se Shkodres nje dorëshkrim qe Gjecovi kishte lene per Fishten, doreshkrim qe ndodhej ne Biblioteken Kombetare.
Top Channel