Milito: Nuk largohem nga Inter

24/11/2011 17:55

Pavarësisht zërave për një Diego Milito të pakënaqur, sulmuesi zikaltër ka përgënjeshtruar se kërkon të largohet nga Interi.

“Nuk e di sa nga dalin të tilla gjëra. Unë jam shumë i lumtur tek Inter dhe me jetën që bëj në Milano. Po punoj shumë në stërvitje dhe nuk po mendoj aspak për një largim”, theksoi sulmuesi argjentinas për mediat italiane gjatë një eventi bamirësie.

Gjithashtu, Milito theksoi se qëndrimi në stol nuk i ul motivimin: “Të mos luash është e vështirë për këdo, por nuk kam asnjë problem me trajnerin.”

Në fund, një përgjigje edhe për ata që vënë në dukje se ai nuk është më Milito i vitit 2010.

“Nuk mund të bëhen të tilla krahasime sepse as vetë skuadra nuk mund të përsërisë sukseset e atij viti. Tripleta që ne fituam ishte hera e parë në histori për një ekip italian”, tha Milito.

Top Channel