Milan, Drogba nuk vjen

24/11/2011 00:00

Dëshira e Milanit për të marrë Didier Drogba në merkaton e janarit duket se nuk do të realizohet.

Ai që prishi planet e kuqezinjve është trajneri i Chelsea, Andre Villas-Boas, i cili e aktivizoi sulmuesin afrikan në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayer Leverkusen. Milanit tashmë nuk i intereson më blerja e sulmuesit afrikan në janar pasi nuk do të ketë mundësi ta aktivizojë në këtë kompeticion.

Gjithashtu, Drogba do të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë për të luajtur Kupën e Afrikës, që do të zhvillohet në fillim të vitit 2012.

Drejtuesit e Milanit duket se do të ndryshojnë objektiv dhe sulmuesi i ardhshëm i kampionëve të Italisë mund të jetë Maxi Lopez i Catania-s.

Top Channel