Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një
urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri.

Lajmin e bën të ditur “RTK”, sipas të cilës personi në fjalë, i identifikuar si Sinan Morina, është ndaluar në Korushkë dhe është transferuar në një qendër burgimi.

Morina, 39 vjec, është dënuar me 40 vjet burg nga një gjykatë në Beograd për një seri krimesh të rënda, mes të cilave vrasje, dhunime dhe plackitje.

Ai akuzohet si anëtar i të ashtuquajturit Grupi i Rahovecit, që sipas Beogradit, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Opterushë në vitin 1998.

Në gusht të vitit 2009, Gjykata Supreme e Serbisë pezulloi vendimin për lirimin e Sinan Morinës, ndërkohë që ky ishte larguar nga vendi.

Top Channel