Ish-udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhic, i cili po vetëmbrohet në Hagë mori në pyetje një prej prej të mbijetuarve të masakrës së Srebrenicës.

Ai i bëri disa pyetje të detajuara dëshmitarit “KDZ039” i cili tha se kishte parë mbi 40 burra të vrarë në Srebrenicë, më 13 Korrik të vitit 1995. Njëri prej tyre ishte qëlluar me sëpate.

“Kur dëgjuam që Srebrenica ra u detyruam të ikim, tregoi ai, sepse përndryshe do të vriteshim. Disa të moshuar mbetën prapa dhe ata u ezekutuan”, tha dëshmitari.

66 vjecari Karaxhic kundërshton 11 akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorët thanë se është ai që orkestroi fushatën e spastrimit etnik, kundër myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve.

Karaxhic u arrestua në vitin 2008 pas 13 vjetësh në arrati. Gjyqi kundër tij nisi në tetor të 2009, por është shtyrë disa herë. Për Srebenicën pritet të dëshmojnë 60 dëshmitarë dhe kjo fazë të mbyllet në gjysmën e vitit 2012.

Top Channel