Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore

24/11/2011 00:00

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore, kryesisht, për shkak të
mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, me pasojë edhe rritjen e
numrit të viktimave nga aksidentet, ka detyruar qeverinë të bëjë më të
rrepta masat ndëshkuese për drejtuesit e automjeteve.

Kjo inisiativë e qeverise, së shpejti pritet të bëhet funksionale, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus këto ndryshime të propozuara në Kodin Rrugor, duke përfshire edhe disa amendamente te shoqërise civile, qe u degjuan ne komision pas kerkeses se disa deputeteve socialiste. Per te parandaluar aksidentet dhe per te ulur sa me shume numrin e viktimave apo te demtuarve prej tyre, qeveria kishte propozuar katërfishimin e te gjitha gjobave te parashikuara ne Kodin aktual Rrugor.

Por pas nje diskutimi mes tyre, me kembenguljen e deputeteve socialiste, te gjithe anetaret e Komisionit te Ligjeve moren nje vendim tjeter nga masa e propozuar nga qeveria, duke ulur nga 4 ne dy here me te rrepte ndeshkimin per kundravajtesit. Disa nga rastet e percaktuara ne ligj qe do te ndeshkohen me dyfishin e gjobes aktuale jane rastet qe specialistet kane konstatuar si me te shpeshtat e burimit te aksidenteve.

Kjo do te thote se tejkalimi i limiteve te shpejtesise sipas tabelave perkatese ne rruge,

•    Drejtimi i makines pa lidhur rripin e sigurise,
•    Drejtimi i automjetit ne kushtet e konsumimit te alkoolit siper nivele te percaktuara
•    Si dhe drejtimi i automjetit pa patente do te ndeshkohen dy here me rrepte se gjoba ekzistuese

Ne ndryshimet e Kodit Rrugor parashikohen gjoba me te renda per drejtuesit e rinj ne moshe te automjeteve 18-21 vjec, si dhe dhe per shoferet qe kane me pak se tre vjet qe ngasin makinen, pasi sipas statistikave ata jane burim aksidenti me shume sesa shoferet me pervoje.

Ndryshimet ne Kodin Rrugor te propozuara nga qeveria dhe te miratuar me konsensus edhe nga opozita synojne pervec parandalimit edhe edukimin e drejtuesve te automjeteve me rregullat e qarkullimit rrugor per te bere me te sigurte udhetimin dhe jeten e njerezve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA