Botërori i shahut në Tiranë

24/11/2011 23:15

Kinezja Hou Yifan është shpallur kampione e botës në shah, 2 sfida para përfundimit të finaleve që ishin me 10 përballje.

Kundërshtarja e 17 vjecares, indiania Humpy Koneru nuk arriti të fitojë asnjë nga duelet, duke barazuar vetëm 5 të tilla kundrejt 3 fitoreve të Yifan.

Në sfidën e 8 finale mes tyre që u zhvillua në Tiranë, indiania pranoi barazimin pas 29 lëvizjesh, duke i hapur rrugën kështu kinezes të triumfojë në kryeqytetin shqiptar pa asnjë humbje, me 5.5 pikë gjithsej dhe t’i shtojë palmaresit të saj një tjetër trofe.

Shahistja kineze ka fituar gjithashtu 130 mijë euro, ndërsa indiania 70 mijë.

Në renditjen e përgjithshme për femra, 24 vjecarja indiane ndodhet në vendin e 2 në botë, ndërsa kampionia e saposhpallur në vendin e 3.

Top Channel