Kreu misionit të Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka shprehur
shqetësimin për rritjen e numrin të azilkërkuesve nga Shqipëria drejt
vendeve e BE-së.
“Numri i azilkërkuesve nga rajoni në BE është rritur dukshëm, ndërkohë që po monitorohet e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten Këshillit të Europës në mbledhjen e dhjetorit, e cila do të marrë një vendim përfundimtar”, tha Sequi.
Kjo ishte deklarata e Sequi-t gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta. Qëllimi këtij portali është marrja e informacionit të duhur për qëndrimin në vëndet e BE-së.
Ambasadori Sequi i kërkoi autoriteteve shqiptare të zbatojnë detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave dhe nevojën e forcimit të politikave frenuese pasi kohët e fundit është rritur numri i azilkërkuesve shqiptarë, të cilët kërkojnë azil kryesisht në Belgjikë duke përdorur gjakmarrjen si bazën e kërkesave për azil.
Ndërkohë në tetor, drejtori i Pergjithshem i Emigracionit ne mbreterine belge, Freddy Roosemont, gjate nje konference per shtyp ne Tirane deklaroi se Belgjika po perballet me nje fluks te larte te azilkerkuesve nga Shqiperia.
Ai u shpreh se, ka nisur nje fluks dhe me te shumtit kerkojne te marrin azilin duke pretenduar se ne Shqiperi jane ne konflikt gjakmarrjeje. Ne muajt shtator-tetor, jane 480 persona kane aplikuar per azil, duke paraqitur dokumente qe sipas tyre tregojne se jane ne konflikt gjakmarrjeje.
Zyrtari i emigracionit belg tha se ekziston nje rrjet, ku perfshihen edhe shtetas me qendrim ne Belgjike, qe leshojne dokumenta te falsifikuara per shtetas kryesisht nga Shkodra dhe Kukesi, duke i mashtruar dhe duke i bindur se do te marrin ne Belgjike nje shtepi nga shteti, nje pune apo edhe nje pagese. Ai ka perjashtuar ne menyre kategorike, se ndonje shqiptar mund te marre azil ne Belgjike.
Top Channel