Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

23/11/2011 21:45

Rëndësia e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe lufta kundër trafikimit të tyre ishin cështjet kryesore që u diskutuan në një takim ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë, Ministrisë së Kulturës dhe përfqësuesve të UNESCO-s dhe OKB-së.

Shqipëria, si një prej vendeve më të vjetra në Europë, ka një trashëgimi të pasur objektesh historike dhe kulturore, por edhe problemet për ruajtjen e këtyre objekteve me rëndësi nuk mungojnë.

“Ky është një forum i cili mundëson reflektimin mbi bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjive, sidomos përsa i përket komunikimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit. Jam tepër e inkurajuar për të parë rëndësinë që luftimi i trafikimit të jashtëligjshëm ka marrë në Shqipëri. Por duhet gjithashtu të theksojmë se trashëgimia kulturore, duhet të përdoret dhe shijohet si një mjet për paqe, dialog dhe pajtim”, ka deklaruar”, Zineb Touimi-Benjelloun, ambasadore e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa përfaqësuesi i UNESCO-s, Anthony Krause, kërkoi ndihmën e mediave në promovimin e kësaj cështjeje të rëndësishme.

Në kuadër të sensibilizimit u shfaq edhe një video 15-minutëshe, për të treguar dimensionet më të rëndësishme të trafikimit dhe nevojën për të sensibilizuar opnionin publik dhe ndarë përvojat më të mira përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Top Channel