Klop: Goetze nuk largohet

23/11/2011 00:00

Borusia e Dortmundit nuk ka ndërmend të lejojë Goetzen të largohet nga Gjermania. Ai që e konfirmon këtë lajm është vetë trajneri i skuadrës, Jurgen Klop duke hedhur poshtë të gjitha hipotezat e ngritura kohët e fundit në lidhje me të ardhmen e sulmuesit 22-vjecar.

‘Në merkaton e muajit janar nuk do të ndodhë asgjë. Asnjë nga futbollistët e Borusias së Dortmundit nuk do të largohet dhe Goetze nuk bën përjashtim. Për fat të mirë as ai nuk po e mendon një gjë të tillë”, deklaroi Klop.

Mario Goetze ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në verën e vitit 2014 dhe ditët e fundit ai u vu në qendër të vëmendjes së disa prej klubeve europiane mes të cilave Juventusi, Bajerni i Mynihut dhe Arsenali.

Top Channel