Gazsjellësi, tre projekte në garë

23/11/2011 00:00

Drejtuesit e gazjellësit Transadriatik që transporton naftën e Kaspikut
në Europë përmes Shqipërisë thanë se këto muaj do jenë ata që do
përcaktojnë suksesin e projektit.

Para Krishtlindjeve pritet që aksionerët që kanë fushën e Shah Denizit në Azerbajxhan atje ku do të merret gazi të përzgjedhin projektin fitues. Aktualisht janë tre projekte në garë.

Vec gazsjellësit Transadriatik që mbështet nga Shqipëria, janë dhe projekti Itali-Greqi-Turqi dhe gazjellësi Nabuco. Nëse fitues shpallet njëri nga dy projektet e fundit, Shqipëria mbetet përfundimisht jashtë rrjeteve botërore të gazit. Megjithatë drejtuesit e gazsjellësit që kalon përmes Shqipërisë shprehen optimist dhe thonë se kanë besim se projekti triumfues do të jetë ai që kanë paraqitur ata.  

Top Channel