F1, Kubica nuk kthehet në 2012

23/11/2011 11:15

Robert Kubica nuk do të jetë i pranishëm në radhën e nisjes në garën e parë të sezonit 2012 të Formulës 1.

Lajmin e ka bërë të ditur skuderia Lotus Renault në faqen e saj zyrtare.

Pavarësisht progresit dhe programit intensive të stërvitjes, piloti polak, i cili u plagos rëndë në një aksident me makinat Rally në shkurtin e kaluar, mendon se nuk është ende gati për tu rikthyer të pilotojë në Formula 1.

“Dua të rifitoj formën 100%. Ishte një vendim i vështirë për tu marrë, por i arsyeshëm”, tha Kubica.

Top Channel