Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar, metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve
Kristiano Ronaldo do të jetë pjesë e procesit gjyqësor ‘Rubygate’. Ylli portugez i Realit të Madridit është përfshirë në listën e avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni me minorene.
Emri i Kristiano Ronaldos në këtë cështje u shfaq në muajin shkurt të vitit të kaluar kur marokenia Karima El Marug me pseudonimin Rubi tregoi se kishte kaluar një natë me futbollistin portugez i cili e pagoi me 4000 euro duke i lënë edhe një shënim fyes.
Rubi dhe Ronaldo u takuan për herë të parë në diskotekën ‘Hollivud’ të Milanos dhe futbollisti e kishte ftuar në dhomën e tij. Pas disa javësh, dy të rinjtë u takuan sërish në hotelin ku qëndruan së bashku gjatë gjithë natës.
Top Channel