Van Gal kërkon zgjidhjen e kontratës me Bajern

22/11/2011 15:25

Luis Van Gal kërkon zyrtarisht zgjidhjen e kontratës me Bajernin e Mynihut. Trajneri holandez, që tashmë ka marrë detyrën e Drejtorit Sportiv te Ajaksi, është ende i lidhur me klubin gjerman me një kontratë që skadon në vitin 2012.

Sipas, agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, Van Gal do të nisë detyrën e re në janar të vitit 2012 dhe për këtë arsye ai po kërkon që të zgjidhë kontratën me Bajernin e Mynihut brenda muajit dhjetor.

Tekniku holandez, i cili në vitin 2010 udhëhoqi Bajernin drejt fitores së titullit kampion në Gjermani dhe finales së Ligës së Kampioneve, rinovoi deri në qershor të vitit 2012.

Por sezonin e kaluar ai dështoi në arritjen e objektivave të vendosura nga Bajerni dhe për këtë arsye ai u shkarkua nga drejtuesit e klubit, që gjithsesi vijuan pagesën kundrejt Van Gal.

Top Channel