Champions, pritet me ankth sfida Milan-Barcelona

22/11/2011 00:00

Milan dhe Barcelona janë dy prej skuadrave të cilat kanë lënë gjurmë në
futbollin evropian. Në San Siro këto dy skuadra do të luajnë për vendin e
parë në Grupin H. Për momentin ky pozicion mbahet nga Barcelona me 10
pikë, ndërkohë që Milani është në kuotën e 8 pikëve.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që Milan dhe Barcelona vihen përballë njëra-tjetrës në San Siro. Ndeshja e fundit mes tyre është ajo e datës 18 prill 2006 kur Barcelona fitoi 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Por jo vetëm kaq, Milan nuk fiton një ndeshje ndaj katalanasve në San Siro që nga 20 tetori i vitit 2004, kur kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 në fazën e grupeve me gol të Shevcenkos. Por rezultati që do të kujtohet nga të gjithë është finalja e famshme e Athinës e vitit 1994, kur Milan shkatërroi totalisht Barcelonën 4-0 ndërkohë që në pankinat respektive ishin Fabio Kapelo dhe Johan Krujf.

Sfida mes Milanit dhe Barcelonës nuk ka një domëthënie të vecantë edhe për Lionel Mesin. Sulmuesi argjentinas do të kërkojë të thyejë një ndër të paktat tabutë e mbetura. Mesi asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të shënojë gol ndaj një skuadre italiane dhe do të kërkojë të prishë këtë traditë pikërisht ndaj Milanit.

Top Channel