Shnajder mungon ndaj Trabzonsporit

21/11/2011 16:10

Uesli Shnajder është problemi më i madh i Interit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Trabzonsporit.

Mesfushori holandez pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes miqësore me Gjermaninë duke bërë që ai të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 2-3 javë që do të thotë se nuk do të luajë ndaj Tabzonsporit.

Kjo situatë nuk është pritur mirë as nga Ranieri dhe as nga drejtuesit e Interit. Shnajder në ndeshjen me Gjermaninë luajti edhe pasi ndjeu një problem në pulpën  e këmbës së djathtë duke e menduar të parëndësishme. Por rezultoi e kundërta dhe Ranieri tani duhet të mendojë për krijimin e një skeme loje pa Shnajder kundër Trabzonsporit.

Trajneri italian ka shumë mundësi që ndaj turqve të aktivizojë Kutinjon, ndërkohë që Stankovic mund të luajë në një pozicion më të avancuar. Në mbrojtje u rikthyen Lusio dhe Nagatomo, ndërsa  sulmi mund t’i besohet Diego Militos dhe Mauro Zárates, me këtë të fundit që u bashkua me vonesë me skuadrën pasi kishte harruar pasaportën në shtëpi.

Top Channel