PSG, Leonardo: Besojmë tek trajneri

21/11/2011 17:20

Humbja me Nansì në kampionat 1-0 nuk i ka shqetësuar shumë drejtuesit e PSG. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo largoi cdo hije dyshimi në drejtim të skuadrës duke konfirmuar besimin ndaj trajnerit Antuan Kombuarè.

‘Me trajnerin janë sqaruar të gjitha problemet. Kombuarè ka të gjithë besimin tonë pasi gjatë këtyre 4 muajve ka bërë një punë shumë të mirë. Është ai trajneri i PSG dhe ne kemi ende shpresa tek ai. Ky projekt filloi në 6 gusht dhe jemi ende në javën e 14 të kampionatit”, deklaroi Leonardo.

Duke u kthyer te ndeshja me Nansì, Leonardo theksoi se nuk e shqetëson shumë humbja e saj.

‘Nuk është hera e parë që pësojmë disfatë në kampionat. Sigurisht askush nuk i gëzohet humbjes, por jemi ende në vend të parë. Tani na pret një javë e vështirë pasi duhet të fillojmë punën për sfidën e rëndësishme me Olimpikun e Marsejës”, vijoi braziliani.

Top Channel