Beckham fiton MLS me Los Angeles Galaxy

21/11/2011 10:00

Los Angeles Galaxy ka arritur të fitojë kampionatin amerikan të futbollit të njohur ndryshe si Major League Soccer. David Beckham arrin kështu të fitojë titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku luan futboll që nga viti 2007.

Skuadra ku përveç mesfushorit veteran anglez luajnë edhe yje të tjerë si amerikani Landon Donovan dhe irlandezi Robbie Keane ka mposhtur Houston Dynamo me rezultatin e ngushtë 1-0 duke fituar kështu titullin kampion.

Goli i fitores u realizua nga Donovan.

Kjo mund të ishte ndeshja e fundit e Beckham me Los Angeles Galaxy. E ardhmja e ish-mesfushorit të Manchester United dhe Real Madrid duket se do të jetë Franca, ku e pret PSG.

Top Channel