Teuta e Tirana mbajnë ritmin e fitores

20/11/2011 00:00

Nuk është një surprizë Teuta e cila ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Peqin, duke mundur Shkumbinin me rezultatin 1-2.

Me një lojë mjaft të mirë, skuadra e drejtuar nga Hasan Lika shënon dy herë brenda 3 minutave. Mancaku Zhbllokon rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Sheta dyfishon pak pak minutave duke i cuar durrsakët në dhomat e zhveshjes në avantazhin e 2 golave.

Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit shënojnë me Llucën, por vetëm kaq. Në vazhdim një lojë e ashpër e vendasave, që finalizohet me një karton të kuq të Diop kur kishin mbetur ende edhe 20 minuta lojë. Gjithsesi rezultati mbeti i pandryshuar 1-2, fitore që vazhdon ta mbajë Teutën në krye të klasifikimit.

Edhe Tirana ka mbajtur të njëjtin ritëm duke fituar 0-1 me Tomorin, ndeshje që u zhvillua në fushën asnjanëse të Lushnjës.

Dushku shënon pas një rrëmuje në zonë për bardheblutë, golin e parë dhe të vetëm të takimit, por i mjaftueshëm për t’u dhënë bardhebluve fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit e në të njëjtën kohë duke e lënë në vendin e dytë 2 pikë larg kreut.

Top Channel