Seria A, tre pikët dhe kreu për Juventusin

20/11/2011 18:59

Juventusi rikthehet në krye të Serisë A, pasi fitoi 3-0 ndaj Palermos.

Rikthehen pas 22 ditësh në stadiumin e tyre bardhezinjtë dhe gjejnë fitoren përballë skuadrës që ishte kthyer në tabu për ta, Palermos.

Në minutën e 20-të bardhezinjtë zhbllokojnë takimin me Pepen që shfrytëzon mjaft mirë një krosim të Kielinit. Në pjesën e dytë është Matri që dyfishon shifrat duke i siguruar në një farë mënyre fitoren skuadrës së Kontes. Nga ana tjetër edhe Palermo nuk qëndron duarkryq, por krijon disa raste të cilat nuk përfundohen si duhet. Golin e tretë për zonjën e vjetër e shënon Vucinic.

Me këtë fitore Juventusi mban kreun e Serisë A edhe pse me 22 pikë, aq sa edhe Lacio e vendit të dytë për diferencë golavarazhi.

Ndërkohë Udineze pëson humbjen e dytë në këtë javë të Serisë A, pasi mundet 2-0 nga Parma. Biabiami dhe më pas Xhovinko, janë autorët e dy golave të shënuar në “Tardini”, duke i dhënë skuadrës së tyre 3 pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.

Në ndeshjet e tjera Xhenova fiton me Novarën 1-0, Siena barazon me Atalantën 2-2 dhe Kievo mposhti Katanian 1-2.

Top Channel