Milani dhe Lazio barazojnë

20/11/2011 00:00

Milani dhe Lazio kanë barazuar pa gola në ndeshjet e javës së 10 duke i lënë hapësirë Juves të tentojtë të ngjitet në krye të Serisë A.

Kuqezinjtë e Allegri-t barazuan pa gola në Franchi përballë Fiorentinës, ndërkohë që Lazio barazoi po 0-0 me Napolin.

Interi është rithyer pas dy javësh te fitorja në kampionatin italian. Skuadra milaneze vujati por në fund fitoi 3 pikë mjaft të çmuara pasi mposhti 2-1 në San Siro Cagliarin.

Golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë nga Thiago Motta dhe Coutinho, ndërsa goli i vetëm i Cagliarit u shënua në fundit e ndeshje.

Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 11 pikëve, 10 pikë më pak se Udinese kryesuese.

Top Channel