Real Madrid, Kaka’ mungon ndaj Valencias

18/11/2011 16:10

Kaka’ do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Real Madrid, atë që do të luhet në stadiumin Mestalla ndaj Valencia, të shtunën në orën 22.00.

Lajmin e bëri të ditur Aitor Karanka, zëvendëstrajneri i madrilenëve, në konferencën për shtyp. Kaka’ nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të problemeve muskulare që nuk e lejuan të luajë as ndaj Lyon në Ligën e Kampioneve dhe Osasuna në Ligën BBVA.

Ndeshja e fundit që Kaka’ ka luajtur me Real Madrid është ajo ndaj Real Sociedad, më 29 tetor.

“Kaka’ nuk është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi. Dëmtimet muskulare janë delikate dhe kur mendon se je gati për të luajtur gjërat përkeqësohen. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe kemi vendosur që Kaka’ të mos grumbullohet për ndeshjen në Valencia”, theksoi Karanka.

Top Channel