Topi i Euro 2012

17/11/2011 20:15

Topi me të cilin do të luhet “Euro 2012” është më i shpejtë dhe më i paparashikueshëm në trajektoret e tij se Jabulani i botërorit “Afrika e Jugut 2010”, që mori shumë kritika nga portierët.

Topi i ri do të prezantohet në Kiev të Ukrainës në datën 2 dhjetor, kur të hidhet edhe shorti i fazës finale të kompeticionit që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.

Herbert Hainer, presidenti i Adidas, tha se ky top do të “favorizojë spektaklin sepse do të shohim më shumë gola nga distancat e largëta”. Pikërisht ky “spektakël” shkaktoi protestat e portierëve para botërorit të vitit 2010.

“Është si një top plazhi”, pati deklaruar në atë kohë Julio Cesar, portieri i Brazilit dhe Interit.

Priten të tjera reagime kur portierët e 16 përfaqësueseve europiane të bëjnë provat e para me të.

Top Channel