Teksas përjashtohet nga Formula 1

17/11/2011 16:00

Cmimi i Madh i Ostin të Teksasit do të hiqet nga kalendari i botërorit të Formula 1 në vitin 2012. Lajmi konfirmohet nga vetë Bernie Ecclestone në një intervisë për agjencinë e lajmeve Associeted Press, duke parë edhe vështirësitë që po hasen në financimin e punimeve të kësaj piste.

‘Gara në pistën e Ostin do të fshihet nga kalendari i vitit 2012. Bëmë gjithcka ishte e mundur për ta realizuar këtë projekt, por nuk ia arritëm qëllimit. Nëse organizatorët nuk janë në gjendje të gjejnë fonde për përfundimin e punimeve të pistës, respektimi i kontratës bëhet i pamundur. Megjithatë nuk hidhet poshtë mundësia e nënshkrimit të një kontrate të re duke filluar nga viti 2013”, deklaroi Ecclestone.

Vendimi për të përjashtimin e Cmimit të Madh të Ostin nga kalendari i vitit 2012 pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës së këshillit Botëror të FIA-s që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Top Channel