Rally, Loeb dhe Hirvonen, tashmë shokë skuadre

17/11/2011 16:35

Sebastian Loeb dhe Miko Hirvonen do të jenë shokë skuadre në kampionatin botëror të Rally në vitin 2012. Piloti finlandez, që vitet e fundit ishte rivali më i fortë i pilotit francez, vendosi të largohet nga Ford për të kaluar pikërisht te Citroen. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtuesit e skuadres franceze gjatë një konference për shtyp.

‘Jemi shumë të kënaqur që do të kemi në skuadër Miko Hirvonen dhe Jarmo Lehtinen, dy kundërshtarët tanë më të fortë në vitet e fundit. Hirvonen është një pilot shumë i talentuar dhe do të luajë një rol të rëndësishëm për ne për të mbrojtur titullin për konstruktorë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Citroen, Oliviè Kesnèl.

Mësohet se Hirvonen, që do të zëvendësojë Sebastian Ozhiè te Citroen, ka nënshkruar me drejtuesit e kësaj skuadre një kontratë që skadon në vitin 2013.

Top Channel