Low: Gjermania ka rritur nivelin

17/11/2011 17:10

Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”.

“Është e qartë që kemi rritur nivelin, kemi përparuar në lojë dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse duam të mundim ekipe si Spanja. Nëse duam të mundim kampionët duhet të luajmë një futboll më të mirë se ata dhe jo të jemi më agresivë”, tha Low në një intervistë për revistën gjermane ‘Kicker’.

Në lidhje me miqësoren ndaj Hollandës, të cilën gjermanët e fituan me rezultatin 3-0, Low tha: “Ishte kënaqësi e madhe të shikoje se si ekipi i zgjidhte situatat e vështira të lojës.”

Në përfundim, trajneri nënvizoi se nuk e shqetësonte fakti se Gjermania do të shihej si një nga favoritet për fitimin e Euro 2012: “Mendoj se ekipi im mund ta përballojë pa problem presionin.”

Top Channel