Vlorë, pranga hungarezit, kërkohej për pastrim parash

16/11/2011 00:00

Një shtetas hungarez që jetonte prej dy vjetesh në Vlorë është arrestuar
pasi kërkohej nga vendi i tij me akuzën e pastrimit te parave.

I arrestuari është 55-vjecari Laszlo Vincze me shtetesi dhe kombesi hungareze dhe banues në Vlorë. Ai ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet  “ELVIS L&M” sh.p.k e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.

Për këtë arsye nga ana e Seksionit të Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për këtë shtetas ka filluar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i parave”.

Top Channel