Neymar lavdëron Barcelonën

16/11/2011 14:40

Neymar ka theksuar edhe një herë tjetër se Barcelona është “ekipi më i mirë në botë” dhe se lojtarët e saj janë “jashtëtokësorë”.

“Barcelona është një ekip jashtëtokësorësh. Është ekipi më i mirë në botë”, theksoi talenti brazilian në një intervistë për ‘France Football’.

Neymar sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Santos deri në vitin 2014 dhe flet për të ardhmen e tij: “Për momentin do të qëndroj në Brazil. Në jetë duhen bërë zgjedhje dhe unë zgjodha Santosin edhe pse më vjen mirë që klube si Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara për mua.”

Përsa i përket Topit të Artë FIFA, Neymar (i cili është në listën e 23 kandidatëve) u tregua i qartë duke thënë se Leo Messi e meriton ta fitojë sërish.

“Pa dyshim që duhet ta fitojë Messi! Ajo që ai bën me Barcelonën është e pabesueshme. I dyti duhet të renditet Cristiano Ronaldo, ndërsa unë jam i kënaqur që jam në këtë listë. Mjafton kaq”, tha Neymar.

Top Channel