Leka Zogu në gjendje të rëndë

16/11/2011 00:00

Pretendenti i Fronit Mbretëror, Leka Zogu i Parë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet i shtruar në spitalin nr. 5 në Tiranë.

Mjekët tregojnë se ai është shtruar një natë më parë pasi kishte kaluar fibrilacion atrial.

Sipas bluzave të bardha, pretendeti i Fronit Mbretëror është i vetëdijshëm.

“Familja Mbretërore Shqiptare, lajmëron se Lartmadhëria e tij Mbreti Leka i Parë, është shtruar dje në datën 15 nëntor 2011, në orën 17:00, në QSUT “Nënë Tereza”, në pavionin e reanimacionit neuro-kirurgjik. Sipas drejtorit të shërbimit z. Mentor Petrela, Lartmadhëria e tij po mjekohet për vuajtje multi-sistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe mushkrive. Gjendja e mbretit është relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme”, tha përfaqësuesi i Familjes Mbretërore.            

Prej 24 oresh ai qëndron nën monitorimin e mjekëve, ndërsa po diskutohet mundësia e transportimit të tij jashtë Shqipërisë.

Leka Zogu i parë prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqesimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bëre i biri, Princi Leka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA