Balotelli: Nuk kthehem në Itali… për momentin

16/11/2011 11:25

“Falenderoj Moratti-n për fjalët e mira.”

Kështu është shprehur Mario Balotelli, sulmuesi i Manchester City, kur i është thënë nga gazetarët se presidenti i Interit do e pëlqente rikthimin e tij në ekipin zikaltër. Por, Supermario ka theksuar edhe një herë dëshirën për të qëndruar në kampionatin anglez të futbollit.

“Për momentin nuk kthehem në Itali, mbase në të ardhmen. Është e vërtetë që kam folur për Milanin dhe Interin, por ka edhe skuadra të tjera që më pëlqejnë në Spanjë dhe Angli”, deklaroi sulmuesi.

Italia humbi miqësoren ndaj Uruguajit me rezultatin 1-0 dhe Balotelli nënvizoi se ishte i mërzitur me veten dhe me topin që “nuk donte të hynte”.

Për Euro 2012, sulmuesi tha: “Do të shkojmë në Ukrainë dhe Poloni për të fituar sepse përndryshe përmbyset bota.”

Top Channel