“100 milionë”, motër e vëlla fitojne 15 milionë lekë

16/11/2011 00:00

Show “100 Milionë”, i shndërruar në tepër popullor edhe në vendin tonë,
që transmetohet çdo të martë në ekranin e Top Channel, përpos emocioneve
të garës, të një loje e cila përherë ka ditur të jetë emocionuese,
fituesit nuk i kanë munguar.

Albana dhe Ervini kanë provuar shijen e fitores mbrëmjen e së martës. Motër e vëlla u shndërruan në fituesit e 15 milionë lekëve. Në një format loje ku ngërthehen njohuritë, fati dhe inteligjenca për t’i ruajtur paratë, mundësitë për për fituar janë të mëdha.

Albana dhe Ervini, fituesit e fundit të “100 Milionë” pak momente pas përfundimit të lojës tregojnë emocionet që në kësi rastesh asnjëherë nuk mungojnë.

Ka qenë pikërisht formati i show-t dhe mundësia jo e vogël për të fituar nëse 100 milionët arrin t’i administrosh mirë, arsyeja që Albana dhe Ervini kanë aplikuar.

Vetëm një javë më parë, dy konkurrentë të tjerë kanë mundur të fitojnë 5 milionë lekë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB