Në rrezik nisja e kampionatit të NBA

15/11/2011 00:00

Basketbollistët e NBA kanë refuzuar ofertën e fundit të drejtuesve të
këtij kampionati për marëveshje kolektive duke vënë në rrezik seriozisht
startin e kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.

Propozimi i fundit i presidentëve është një hap prapa. “Jemi shumë të zhgënjyer”, ka pohuar Billi Hanter, drejtori ekzekutiv i sindikatës së lojtarëve të cilët kanë vendosur të qëndrojë të bashkuar dhe të mos hynë më në bisedime, madje kanë vendosur të hedhin në gjyq drejtuesit e NBA për abuzime.

Një nga drejtuesit e këtij kampionati, Devid Stern ka deklaruar se nuk është anuluar akoma asnjë nga ndeshjet e sezonit por në fjalimin e tij nuk ka thënë asgjë përsa i përket rrezikimit të sezonit.

Top Channel