Italia, mesazh shprese nga futbollistët

15/11/2011 17:40

Ndërsa Italia është duke përjetuar një prej momenteve më të vështira të historisë së saj, një mesazh shprese u dha prej kombëtares së futbollit, e cila u takua gjatë ditës së martë me presidentin e vendit, Giorgio Napolitano.

”Do të fitojmë botën ashtu siç e fituar ju”, iu drejtua presidenti futbollistëve, duke iu rerefuar titullit të vitit 2006. Nga ana e saj, kombëtarja kishte përgatitur një fanelë me numrin një dhe emrin “presidenti”, në nder të 86-vjeçarit.

Kombëtarja “axurre” rikthehet në fushën e lojës në një miqësore përballë Uruguait, ndeshje që do të keni mundësi të ndiqni drejtëpërsëdrejti në platformën “Supersport”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel