Greva e lojtarëve të Kamerunit

15/11/2011 17:00

Lojtarët e kombëtares kamerunase të futbollit nuk kanë pranuar të luajnë miqësoren e së martës me Algjerinë për shkak se nuk kanë marrë pagën për një turne të javës së kaluar.

Në një komunikatë, futbollistët konfirmuan se nuk kanë marrë shpërblimin për pjesmarrjen në një turne të zhvilluar në Marok, ku luajtën kundër Sudanit dhe vendasve.

“Kemi vendosur të mos udhëtojmë në Algjeri dhe t’i bëjmë të ditur autoriteteve të Kamerunit që të respektojnë marrëveshjet”, lexohet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Federatës Kamerunase të Futbollit.

Top Channel