Del Piero: Do të luaj deri 40 vjeç

15/11/2011 17:30

Alessandro Del Piero, kapiteni i Juventusit, do të luajë futboll deri në moshën 40-vjeçare, pra edhe për tre sezone të tjera.

Kështu është shprehur sulmuesi në një intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’.

Dua të luaj deri 40 vjeç. Nuk e di se ku do e mbyll karrierën. Dua të luaj edhe këto muaj me Juventusin i qetë e më pas të shohim”, tha 37-vjeçari.

Sulmuesi italian ka folur edhe për lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur në karrierën e tij të gjatë me fanellën bardhezi: “Roberto Baggio dhe Zinedinë Zidane kanë qenë lojtarët me më shumë teknikë që kam parë ndonjëherë. Ishin të mrekullueshëm.”

Përsa i përket mbrojtësve që i kanë shkaktuar më shumë probleme, Alex përmendi tre emra: Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta dhe Lilian Thuram.

Top Channel