Zidane: Real Madrid në nivelin e Barcelonës

14/11/2011 09:00

Zinedine Zidane mendon se tashmë nuk ka diferencë mes dy ekipeve më të mëdha spanjolle, Realit të Madridit dhe Barcelonës.

“Është shkurtuar shumë diferenca mes Real të Madridit dhe Barcelonës. Sezonin e shkuar ishte e qartë që katalanasit ishin më lart, por këtë sezon gjërat janë ndryshe. Reali është në të nëjtin nivel, për të mos thënë që aktualisht është më mirë se Barcelona”, u shpreh drejtori i ekipit të parë të madrilenëve.

Ish-mesfushori francez i Realit dhe kombëtares së “Gjelave” lavdëroi edhe trajnerin e “Los Blancos”, Jose Mourinho: “Mourinho është më i miri dhe të punosh pranë tij mëson shumë. Kur je futbollist nuk e kupton rëndësinë e punës së trajnerit, ndërsa tani po filloj të kuptoj.”

Më tej, Zidane shtoi për Canal+: “Një ditë mund të bëhem trajner, nuk e përjashtoj si mundësi. Kam çfarë jap në një post të tillë, por është diçka që i përket të ardhmes, nuk kam nxitim.”

Top Channel