Sërish tragjedi në garat e shpejtësisë

14/11/2011 16:15

Tragjedia godet sërish garat e shpejtësisë. Këtë radhë bëhet fjalë për argjentinasin Guido Falaski i cili u bë protagonist i një aksidenti të rëndë gjatë garës më të njohur me makina në vendin amerikano-latin “Turismo Competensia’.

Aksidenti ndodhi në autodromin ‘Huan Manuel Fanxho’ në qytetin Balkarse të Buenos Aires. Fordi i drejtuar nga Falaski, në një moment të garës, u gjend në mes të pistës ku u përplas nga një makinë tjetër pjesëmarrëse.

Menjëherë pas këtij incidenti, piloti 22 vjecar u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pasi plagët e marra nga aksidenti i pësuar ishin shumë të rënda.   

Top Channel