PSG, “trajneri” , media kritikon Leonardon

14/11/2011 16:20

Paris Sën Zhermen vihet në qendër të kritikave të medias franceze dhe shkak për këtë u bë pikërisht Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo.

Është e përditshmja ‘Le Parisien’ që lëshon akuza të ashpra në drejtim të brazilianit, pasi ky i fundit nuk arriti të adnministrojë mirë cështjen e trajnerit të skuadrës.

Kohët e fundit në vendin transalpin u përfol shumë për ardhjen e mundshme të Karlo Ançelotit, kur nuk ishte i qartë pozicioni i trajnerit aktual Kombuarè. Sipas ‘Le Parisien’, Leonardo me dëshirën e tij për të sjellë në kryeqytetin francez Ancelotin, diskreditoi Kombuarè, në një moment kur në Ligë 1, Paris Sën Zhermen po ecën shumë mirë pasi është ne krye të renditjes.

Ky episod duket se ka dëmtuar disi imazhin e klubit, ndërkohë që duhet parë se si mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit dhe rendimentit të futbollistëve të skuadrës pariziene.

Top Channel