Klose rikthehet me Gjermaninë

13/11/2011 14:45

Miroslav Klose do të jetë në dispizicion të trajnerit Joakim Lëv për ndeshjen miqësore me Holandën. Sulmuesi i Lacios, që nuk luajti në sfidën me Ukrainën e mbyllur në barazimin 3-3, arriti të riaftësohej nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe i është bashkuar ekipit kombëtar dhe ndaj holandezëve pritet të luajë që nga minuta e parë së bashku me Mario Gomez.

Në të njëjtën kohë, u rikthye te skuadra përfaqësuese e Gjermanisë, edhe portieri Nojer, i cili në sfidën e së premtes u zëvendësua nga Ziler, ndërkohë që la ekipin mbrojtësi Shmelxer për arsye dëmtimi.

Ndeshja me Holandën do të ketë një domëthënie edhe për Marko Rojs i cili më në fund pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen gjermane. Edhe më parë, talenti i Borusia Mynshengladbah ka pasur mundësi të grumbullohet nga Lëv, por nuk luajti për shkak të problemeve shëndetësore.

Top Channel