Italia, stërvitje në fushën e mafias

13/11/2011 13:00

Pas fitores së arritur në miqësore e luajtur në Poloni, Italia është rikthyer në vend, ku po përgatitet për ndeshjen e ardhshme, atë përballë Uruguait.

Megjithatë, e veçanta e madhe është që kombëtarja është duke kryer stërvitje mbi një terren që dikur i përkiste organizatës mafioze kalabreze, “N’Draghetta”.

Pasi u konfiskua nga policia, mbi tokat e krimit të organizuar u ngrit një kompleks sportiv. Vizita e rrallë e kampionëve të botës në vitin 2006 në Kalabri, është pritur me interes të madh nga banorët vendas, që u dyndën në fushën stërvitore, për të parë idhujt e tyre.

Ndërkohë, midis spektatorëve ishte edhe milanisti Rino Gatusso, i cili është prej disa javësh larg fushave, për shkak të një problemi enigmatic në sy. Qyteza ku ai ka lindur ndodhet vetëm disa kilometra larg qendrës stërvitore.

 

Top Channel