F1, Abu Dhabi, fiton britaniku Hamilton

13/11/2011 15:45

Çmimi i Madh i Abu Dhabit në Formula 1 është fituar nga britaniku i Mclarenit, Ljuis Hamilton. 

Menjëherë pas tij ka zënë vend në podium spanjolli i Ferrarit, Ferando Alonso. Ndërsa ish-kampioni Xhenson Baton  ka kalur vijën e finishit i treti. Australiani Mark Veber ka qenë shumë pranë podiumit në këtë garë, por në fund është mjaftuar  vetëm me vendin e katërt.

Ndërkohë  kampioni i dyfishtë i botës, gjermani Sebastian Vetel, braktisi garën që në xhiron e parë të saj.

Gara tjetër që do të zhvillohet pas dy javësh është ajo e Brazilit, e cila do të jetë edhe gara e fundit për këtë sezon. 

Në këtë e garë, Alonso dhe Baton do të ndeshen për vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë.

Top Channel